PDK në hije, komenton takimet e sotme të Mustafës

Memli Krasniqi nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës ka komentuar takimet e kryetarit të LDK-së Isa Mustafa me disa nga liderët e partive politike.
Ai ka thënë se PDK nuk janë të fokusuar në atë se çfarë bëjnë partitë e terja.

Sipas Krasniqi takime te Isa Mustafës me Shpend Ahemtin, Fatmir Limaj dhe Albin Kurtin janë përpjekje që Mustafa të vie në krye të qeverisë së ardhshme. “Këto takime janë vetëm një përpjekje e Isa Mustafës për të realizuar skenarin e tij për t’u bërë Kryeministër përsëri.

Dhe të gjithë e kujtojmë se çfarë Kryeministri i dobët ka qenë ai”, ka thënë Krasniqi.
Nënkryetari i kësaj partie ka thënë se subjekti në të cilën ai vepron është i fokusuar në krejt diçka tjetër.

“Përkushtimi ynë është tek ndërtimi i platformës për qeverisjen e ardhshme në vend, Këtë herë, PDK dhe Kadri Veseli janë të vendosur që të krijojnë një qeveri me njerëz të rinj dhe profesionistë, që i sjellin shpresë qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Memli Krasniqi.

Ndërsa sekretari i LDK-së Ismet Beqiri ka deklaruar se takohen me të gjithë përpos me PDK-në.

Please follow and like us:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *